
Pasi jeni shtrirë dhe keni hapur të gjitha mesazhet me radhë, trupi juaj i rraskapitur po ulërin për gjumë. Por mendja juaj këmbëngul edhe për një episode tjetër të show-t tuaj të preferuar për tu ‘çlodhur’ para gjumit.
Kur e shihni veten se jeni duke humbur orë të çmuara të gjumit, ju filloni e ‘ankoheni’ pse nuk po ju zë gjumi dhe pse jeni të lodhur. Zvarritja e gjumit është ajo që ndodh kur ti shkon në shtrat, por mendon për të parë filma, apo diçka tjetër në vend që të flesh.
Megjithëse nuk ka asnjë gjë të keqe të luash lojëra në telefon, është shumë ide e gabuar që teknologjia të çlodh para gjumit, përkundrazi prish ciklin tuaj të gjumit.
“Shumica e lojërave kanë tendencë që t’u tërheqin dhe t’u angazhojnë”- thotë mjeku Vivek Cherian -“Në vend që tu ndihmojnë për të zënë gjumi, ato riaktivizojnë zonat e trurit tuaj dhe bëjnë që gjumi të vonohet edhe më shumë”.
“Privimi afatgjatë i gjumit mund të rrisë rrezikun për diabet, sëmundje të zemrës dhe gjithashtu parandalon sistemin tuaj imunitar që të forcohet”-shton Dr. Cherian-“Nuk është rastësi që kur jeni nën një stres të madh jeni më të prirur të sëmureni. Privimi i gjumit ndikon gjithashtu në kujtesë, krijon vështirësi në përqendrim, ndryshime të humorit dhe ju shkakton për një kohë të gjatë depresion dhe ankth.”
Dr Cherian shton se mungesa e syve të mbyllur nuk është e mirë për trupin dhe mendjen tuaj, por për të ndihmuar gjumin mund të ketë disa aktiviteti sit ë lexoni, meditoni dhe të bëni ushtrime të frymëmarrjes në vend të televizorit apo video lojërave.
“I dashuri im është si një plak, lexon revista para se të bjerë në gjumë”-thotë Jayson-“Më pëlqen ta ngacmoj, por ai fle më shumë se unë”. Pra me këtë kuptojmë se çdo gjë funksionon në varësi të personalitetit tuaj. Për shembull nëse jeni një lexues i zjarrtë, mund të dëshironi të lexoni deri në agim, ndryshe do të vepronte një person tjetër që do të merrte një fjalëkryq dhe mund ta mbarojë më shpejtë. Gjithsesi, çdo kush duhet të gjejë një aktivitet para gjumit në mënyrë që të flejë në kohë.



