
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve të MCN Tv se moscertifikimi i Listës Serbe i bën një dëm Kosovës dhe imazhit të saj.

Sipas Milos, ky veprim tregon ndikimin që ka Vetëvendosja tek KQZ.
Kam përshtypjen që është në vijim të atij konfrontimi politik dhe etnik që e karakterizon Kosovën tash e shumë vite. Është një shfaqje e re në një moment të caktuae, dhe në prag të zgjedhjeve që është moment i tensionuar politik, Duket që ka ndikim në KQZ të Kosovës nga paria në pushtet Vetëvendosja, e cila më shumë bën një lëvizje taktike elektorale e cila shfrytëzon KQZ për të forcuar boshtin e fushatës së saj elektorale që mbështet tek nacionalizmi, tek tezat e qëndrimet e njohura ndaj Serbisë dhe Listës Serbe që ka kryer veprimtari ilegale në veri të Kosovës. Shfrytëzohen tani nga VV për të garantuar një sukses të mundshëm tjetër të saj elektoral në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ky është qëndrim që mund të ketë efekte elektorale të përkohshme por nga ana tjetër i bën një dëm Kosovës dhe imazhit të saj.
I bën dëm se vë në shënjestër partinë kryesore të serbëve të Kosovës.
Nuk jep një mesazh në frymën e saj çka bën bën BE dhe SHBA-ja për të rifilluar dialogun, përkundrazi me një veprim të tillë e përkeqëson klimën.
Nuk është mençuri pavarësisht se ka llogari elektorale ky veprim. Nuk ëhstë mençuri që të veprohet në mënyrë kaq të hapur.



