Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu pritet të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, rreth orës 16:30 për të komunikuar qëndrimin e tij lidhur me rihapjen e hetimeve dhe marrjes si i pandehur nga prokuroria e posaçme.
Se çfarë pritet të komunikojë sot Mediu dhe avokati i tij, gazetarja Anduena Llabani tha në një intervistë për MCN TV se ish-ministri pretendon se procesi i ngritur për të është inskenuar politikisht.
“Mediu pritet të mbajë sot qëndrim politik dhe juridik. Jemi njoftuar rreth mesditës për këtë deklaratë ndërkohë që Mediu sot ka deklaruar se është një qëndrim politik dhe ka prova apo fakte për dosjen e rihapur të tij. Mediu është deputet dhe këtu nuk bëhet fjalë për heqje dorë nga politika por për dokumente që Mediu do ti paraqesë. Ajo që ne kemi mësuar është se Mediu pretendon se procesi i ngritur për të është inskenuar politikisht. Se kush fshihet pas do ta dëgjojmë nga Mediu. Avokati i tij mbrojtës ka deklaruar se bëhet fjalë për vendime plagjiatutrë të temave të diplomave të studentëve në Itali. Por nuk kemi parë ende një mbrojtje ligjore në lidhje me akuzat nga ana e Mediut. Mediu ka folur me të njëjtën procedurë dhe prova dhe fakte nuk ka paraqitur akoma. Priten fakte për rolin e Mediut në trafikun e armëve në Vorë”, tha Llabani.



