
Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së, tashmë i pavarur, shpjegoi në studion e “Të Paekspozuarit” parimet mbi të cilat synon të ngrejë forcën e vet politike. Shehaj tha se nuk ka pas vetes asnjë deputet, por është i vendosur të shkojë te njerëzit dhe të përcjellë zërin e tyre.
Të krijosh një forcë të re politike është gjë shumë e vështirë, shumë më e vështirë se biznesit që kam ngritur. Të gjithë janë të vetëdijshëm për situatën ku ndodhemi, ku pushteti ekonomik është i përqendruar në duart e disa individëve. Dua të nisem nga çfarë i mungon spektrit politik. Opozita është një gjendje shumë të vështirë. Një parti e re duhet t’u rezistojë sulmeve, duhet të flasë me elektoratin, të mbrojë interesin e tij. Unë në çdo rast jam munduar të ndjek interesin e qytetarëve. Vendosa të flas sepse sha zgjedhur për atë punë, me atë detyrë. Një gjë tjetër është të flitet për problemet e njerëzve, ato që atyre u interesojnë.
Pjesa më e madhe ka një problem: si të arrjë të shtojë fitimet, të përmirësojë gjendjen e tij ekonomike. Çështja ekonomike është çështja kyçe. Një politikan duhet të pyesë veten cfarë duhet të bëj unë që kjo gjendje të përmirësohet. Kjo u intereson njerëzve, nuk u intereson sistemi elektoral. Kur flasim për demokraci, zgjedhje e liri…
Asnjë deputet nuk do të marr. Ajo që është e rëndësishme është pse duhet të vijnë njerëzit me mua. Ne shpesh flasim për oligarkë e politikë të korruptuar, por nuk e kuptojnë njerëzit si pushteti i kapur nga 3-4 njerëz u merr atyre mundësitë. Këtu korrupsioni nuk është se është vetëm vjedhje dhe pasurim personal i tyre. Problemi më i madh me paratë e inceneratorëve është se Erion Veliaj ka blerë mediat dhe ka blerë zgjedhjet.
Kam bindje që këtu nuk ka elektorat gri. Në Shqipëri voton mbi 90% e popullsisë.



