
Si pasojë e krizës ekonomike pothuajse në tërë botën, ndikimi i bonove të thesarit dhe rritja e inflacionit u pa edhe në Shqipëri.
Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie, në “MCN ecomomy”, tha se duke u nisur nga këto shkaqe, duket se bankat e nivelit të dytë në Shqipëri po rishikojnë kushtet e huamarrjes.
Që nga 5 marsi e deri në dhjetor të vitit 2022, në krahasim me 5 marsin deri në dhjetor 2022, jemi ende në terren pozitiv.
As që diskutohet që kushtet, sidomos për këtë gjashtëmujor të parë do të jenë më të shtrënguara të dhënies së kredisë, sepse të 11 bankat e nivelit të dytë kanë filluar ti rishikojnë kushtet e huamarrjes së re dhe kuptohet është për shkak të nivelit të lartë të inflacionit dhe shtrenjtimit të kostos së parasë.
Sipas tij, gjashtëmujori i parë i këtij vitit, pritet të jetë më i vështiri edhe për bankat por edhe për ekonominë në tërësi.
Unë gjykoj që për janarin deri në qershor, do të jetë gjashtëmujori më i vështirë, edhe për bankat, edhe në tërësi për gjithë ekonominë tonë dhe për nivelin për shkak të kësaj inercie negative që patëm me rritjen e inflacionit në 3-4 muaj e parafundit të viti të kaluar.
Do të jetë pra i lartë, do të jenë në nivele 6-7 %. 7% në tre muajt e parë, mund të zbresë ndoshta në shkurt, dhe pastaj shikoj një rimarrje të vetes, sidomos pas periudhës së turizmit.
Tani është ende herët për të dhënë vajtojcat e për të thënë që kredia bankare është në nivele, në rrugë pa krye, do të kemi shtrenjtim shumë të fortë të përqindjes së interesit, do të kemi rritje të fortë dhe të ndjeshme të kredive të këqija.



