Ish-kreu i INUV Florenc Hoxha dhe 16 ish-inspektorë rrezikojnë të dënohen me 34 vite burg, të akuzuar për shpërdorim detyre. Për Hoxhën, prokuroria ka kërkuar 6 vite burg si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar detyra publike për 3 vite, me pretendimin se ka shpërdoruar detyrën në 531 raste.



