
Një aktivist i ri tajlandez është arrestuar dhe mund të përballet me 7 vjet burg pasi shkruajti me spraj dy simbole proteste në murin e jashtëm të Pallatit të Madh në Bangkok, pallati i lashtë mbretëror i cili është një nga më destinacionet e njohura turistike në kryeqytet.
I riu ka shkruajtur me grafiti shkronjën A dhe një rreth, simboli tipik i anarkistëve. 24-vjeç u befasua të martën në mbrëmje, kur dy policë i vendosën prangat në duar.
Suttawee u akuzua për shkelje të Aktit të Monumenteve të Lashta, një vepër penale që si dënim maksimal ka 7 vite. Bashkë me të u arrestua edhe një vajzë 15-vjeçare e pranishme në vendngjarje.
Në vitet e fundit, protestat e aktivistëve të rinj kundër liderit të juntës ushtarake Prayuth Chan-ocha, kanë bërë thirrje për reformim të monarkisë. Ideja konsiderohet blasfemi në Tajlandë ku nderimi i figurës së mbretit është i sanksionuar në kushtetutë dhe me ushtrinë që i vendos vetes si mision mbrojtjen e monarkisë.



