Mbrëmjen e së dielës kanë përfunduar regjistrimet për fazën e dytë të pranmimeve në universitete. Por të gjithë maturantët që ende nuk kanë fituar asnjë program studimi ka edhe disa mundësi të tjera.
Këtë të hënë nis minifaza e parë e regjsitrimeve.
Nga data 17 deri më 18 tëntor maturantët që do të jenë poshtë vijës së kuqe mund të regjistrohen në kuotat e paplotësuara.
Për të parë se sa afrë vijës së kuqe ndodhen maturantët, përmes id së tyre mund të hyjnë në sitemin klasifikimi.ualbania. rash.al.
Pas mbylljes së raundit, sekretaritë mësimore të universiteteve do të regjsitrojnë online dhe me dokumentacionin përkatës kanidatët sipas listave pas zbritjes së vijës së fituesit të fundit.
Pas përfundimit të kësaj faze që zgjat 48 orë do të jetë edhe faza e tjetër 19-20 tetor, ku do të ndiqet e njëjta procedurë.
Në rast se konstatohen kuta të paplotësuara edhe pas datës 20 tetor vijiohet sërish me faza 48 orëshe deri në datën 27 tetor.



