Rritja e pagave, Halilaj: Nuk e zgjidh problemin e mësuesve, të rinjtë punojnë me guida turistike se paguhen më mirë

Rritja e pagave, Halilaj: Nuk e zgjidh problemin e mësuesve, të rinjtë punojnë me guida turistike se paguhen më mirë

Një ditë më parë, qeveria njoftoi rritjen e pagave për disa kategori punonjësish, mes të cilëve edhe mësuesit.  Por për Sindikatën e Arsimit, kjo rritje është e pamjaftueshme. Në studion e MCN Economy, Isa Halilaj tha se problemet që ka arsimi janë të shumta dhe gjithçka nis te buxheti i pamjatueshëm.

Rritja e pagave nuk e zgjidh problemin, edhe dyfishimi i pagave nuk e zgjidh. Ne kemi sot mungesë mësuesish në qendër të Tiranës. Një i ri mund të punojë p.sh. me guida turistike dhe as i bëhet vonë për një rrogë mësuesi.

Buxheti duhet të shkojë në 5% e GDP. Sot të shkosh në shkollat e Tiranës, mosha mesatare i kalon 45 vjet. Të rinj nuk ka. Fizika ka pasur 6-7 studentë vitin e kaluar ndërsa çdo vit dalin në pension 600-700 mësues. Duke qenë profesion i papaguar, nuk shkojnë studentët më të mirë në këto degë. Në vendet skandinave, mësuesia është profesioni i tretë më i preferuar.

Halilaj tha se në sistem ka rreth 3 mijë mësues pa arsimin e duhur dhe largime masive të të rinjve.

Në Shqipëri janë në arsimin parauniversitar rreth 30 mijë mësues. Arsimi profesional nuk është në varësi të Ministrisë së Arsimit, askush nuk e di ku është.

Sipas llogarive tona, mësues pa arsim përkatës janë 2000-3000. Largimet janë të përvitshme. Unë kam edhe të familjes time me profesion mësues që janë larguar drejt Gjermanisë. Kjo rritje nuk e zgjidh problemin, por nuk do ta bëjë mësuesinë degë të preferuar. Do të shohim te aplikimet e maturës shtetërore por nuk presim rritje të interesit.

Edhe në raport me rajonin, sipas Halilajt, pagat e mësuesve në Shqipëri janë më të ulëta.

Rrogat janë të përafërta, por ndryshojnë çmimet. Ne nuk mund ta fokusojmë veten te rroga e një mësuesi. Ne duhet ta shohim atë në raport me arsimin në tërësi. Pa arsim cilësor nuk ka zhvillim të vendit. Ne e kemi 2.2 % e GDP-së,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy