Itali, kontrata qeverisëse parashikon bllokimin e një projekti hekurudhor me Francën

Itali, kontrata qeverisëse parashikon bllokimin e një projekti hekurudhor me Francën

Kontrata e qeverisjes mes Lëvizjes 5 Yjet dhe Legës parashikon edhe një pikë që mund të shënojë “përplasjen” e parë me një vend të BE-së dhe me vetë Bllokun. “Do të bisedojmë me Francën dhe do t’i themi se Torino-Lion mund të kishte vlerë para 30 vitesh, por jo sot. Nuk i hyn më në punë njeriu”, ka thënë lideri i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio.

Projekti Torino-Lione, i njohur ndryshe si TAV, është një linjë ndërkombëtare hekurudhore prej 235 kilometrash, e dedikuar për transportin e mallrave dhe pasagjerëve mes Torinos në Itali dhe Lionit në Francë, që do të bashkojë linjën historike ekzistuese mes dy qyteteve.

I përfshirë në vitin 2005 në projektet prioritare europiane, si pjesë e rrjetit transeuropian TEN-T, linja e re përbën që nga viti 2013 një pjesë të korridorit 3, atij të Mesdheut, pjesë e rrjetit qendror europian. Në vite, ky projekt ka pësuar shumë ndryshime dhe qeveria italiane dhe ajo franceze kanë rënë dakord për disa modifikime në lidhje me tunelet që lidhin dy vendet. Projekti mbështetet nga qeveritë respektive dhe shtetet anëtare të BE-së, por në Itali është ndeshur me kundërshtime të forta nga komuniteti i zonave ku do të kalojë dhe nga lëvizja No TAV.

Ndërkohë, mijëra njerëz janë mbledhur në Valle di Susa për një manifestim në mbështetje të lëvizjes No TAV. Në mbështetje të tyre janë edhe deputetë të Lëvizjes 5 Yjet.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy