Izraeli rifillon sulmet në Gaza/ Hamas: Përpjekje e dështuar për të na përçarë

Izraeli rifillon sulmet në Gaza/ Hamas: Përpjekje e dështuar për të na përçarë

Izraeli ka rifilluar sulme ajrore në Gaza pasi militantët palestinezë lëshuan fillimisht disa balona zjarrvënëse në Izraelin jugor duke krijuar rreth 20 vatra zjarri dhe duke lajmëruar përmes këtij veprimi fundin e armëpushimit 11 ditor.

Shpërthimet në Gaza u dëgjuan në orët e para të kësaj të mërkure, ndërsa ushtria izraelitie njoftoj se është kundërpërgjigjur duke sulmuar nga ajri vetëm trupat që i përkasin organizatës terroriste Hamas.

Incidentet erdhën pasi grupet e ekstremit të djathtë në Izrael mbajtën një ditë më parë një marshim duke brohoritur “vdekje arabëve”.

Kjo mjaftoi që palestinezët ta shihnin këtë protestë si provokim, ndërsa Fatah e Hamas, dy organizatat më të mëdha palestineze, kanë bërë thirrje për “ditë të zemërimit” në Gaza dhe Bregun e pushtuar Perëndimor.

Për zëdhënësin e Hamasit, Hazem Kassem këto sulme janë përpjekje për të përçarë popullin palestinez.

Bomba Sioniste e Rripit të Gazës është një përpjekje e dështuar për të ndaluar solidaritetin dhe rezistencën e popullit tonë dhe për të mbuluar gjendjen e konfuzionit të krijuar nga organizimi i të ashtuquajturit 'marshim të flamurit' ku u kërkua vdekja e arabëve.

Rinisja e sulmeve konsiderohet një sfidë për kryeministrin e ri të Izraelit, Naftali Bennett.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy