Takimi rastësor në qendrën e internetit, dëshmia e të riut mbi vrasjen në Vlorë

Takimi rastësor në qendrën e internetit, dëshmia e të riut mbi vrasjen në Vlorë

Rreth 10 persona janë marrë në pyetje gjatë 24 orëve nga policia e Vlorës në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në orën 11:45 minuta në lagjen “Hajro Cakërri”.

Personat në fjalë kanë qenë kryesisht dëshmitarë okular më vendin e ngjarjes të cilët kanë parë konfliktin, por edhe familjarë si të viktimës dhe autorit.

Dëshmitarët në polici kanë treguar rrjedhën e ngjarjes në fjalë, konfliktin si nisi dhe si u zhvillua teksa familjarët kanë dëshmuar në polici në lidhje me faktin e dijenisë së tyre për konfliktin për një apartament, nëse kanë patur apo jo dijeni.

I pyetur në polici fill pas arrestimit 33-vjeçari Rei Mete, në dëshminë e tij i iu mban një qëndrim të njëjtë duke treguar të njëjtin version të ngjarjes.

Sipas burimeve të policisë Mete ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht pasi të dy do të printonin disa dokumente.

Rei Mete kallëzon gjithashtu se viktima, Armando Meshau, 55 vjeç e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar.

Metë gjithashtu ka treguar se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushteve.

Sipas tij vdekja e 55-vjecarit pretendohet të jetë aksidentale.

Nga ana tjetër burime nga policia e Vlorës konfirmojnë se Rei Mete fuste shpesh herë sekser për pronat në Vlorë. Sipas tyre ai mbante përgjegjësi në emër të së ëmës.

Mete kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e marrëveshjeve të mbante dhe ai përfitime.

Në këtë rast është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau viktima e ka gjetur dakordësinë me palën e tretë.

Mete pretendonte se viktima duhet ti jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë që janë sekuestruar dhe janë në dispozicion të policisë do të japin një version të saktë të ngjarjes.

Në lidhje me pamjet filmike policia vijon të mbetet e rezervuar dhe nuk ka një version zyrtar për to apo për komplet ngjarjen në fjalë. Detaje të reja priten në vazhdim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy