
Sot, Prokuroria për Krime të Rënda i ka dërguar gjykatës një kërkesë, me anë të së cilës kërkon zgjatjen e afateve të hetimit për grupin Bajri.
Bëhet me dije se me datë 20 shtator do të zhvillohet seanca, ku gjykata do të vendosë nëse do të zgjasë afatin e hetimit për Safet Bajrin.
Kujtojmë se Bajri akuzohet si kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge dhe vrasje.
Safet Bajri u arrestua në shtator të vitit 2018 gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s, që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri”, në Shkodër.
Aktualisht, Bajri ndodhet në ambientet e burgut 313 në Tiranë, pasi hetimet ndaj tij po i kryen Prokuroria për Krime të Rënda.



