
Të konsumojmë ose jo mishin e kuq dhe produktet e qumështit, është pyetja që shpesh zgjon debat në përditshmërinë tone.
Jonida Çobani Gjoka, prej vitesh një animaliste dhe vegane, thotë në studion e programit të mëngjesit se çfarë dobish sjell moskonsumimi i mishit në trupin tonë.
Ajo thotë se kjo ka ndikuar që qelizat e saj të jenë prej 13 vitesh më të reja se mosha e saj fizike.
Duke qenë prej shumë vitesh në joga, pak njerëz e dinë që trupi jonë nuk është vetëm fizik. Janë pesë trupa të tjerë që janë astral, energjik. Mbase unë me trupin fizik shumë pak mund të bie dakord, por ka alternativa është proteina më e papastër që mund të konsumojë njeriu.
Kam 10 vite që nuk konsumoj mishin, asnjë lloj mishi, nuk marrë asnjë supliment me mendimin se i kam marre dikur por asnjëherë nuk i kam përdorur.
Qeliza ime është 13 vjet më e re se mosha ime fizike, kjo në bazë të kontrolleve që kam bërë para disa vitesh në SHBA.
Jonida, në perceptimin e një vegane numëroi faktet që sipas saj me konsumimin e mishit të kuq, çojnë në disa gjëra negative për trupin e njeriut.
Mishi krijon ambiente acid te gjaku jonë. Ne nuk jemi karnivore, pse nuk e tret kockën nëse je.
Era e trupit, ka një erë duke filluar të goja, ti shkon ha mish sot, dhe shko çfarë ere të vijë goja nesër, turpi jonë nuk është frigorifer, ti e mban atë kadavër, asaj i ka mbaruar jeta në momentin që ajo ka dhënë shpirt.
Mishi që ne konsumojmë sot është një mish i një qenie e cila vuan nga mëngjesi në darkë, që nuk shikon diellin, ajrin dhe nuk ka elementë e duhur që të jetë i shëndetshëm.
Më përpara kam qene ne4rvoze,m i shikoja gjërat që doja se s’ben të fitoja argumentin në çfarëdo lloj kushtesh. Mos përdorimi i mishit të shton të gjitha pasionet, ti je jashtë vetes tende, ti nuk merre kohën e duhur për ti lidhur me atë dritën tonë të brendshme, duke ditur që drita jonë është brenda vetes. Dhe ajo dritë duhet marrur atë ushqimin që ka dritë.
Ushqimet që bëjnë fotosintezën janë ushqime që kanë dritë.



