
Ka vijuar "lufta" virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha.
Kryeministri i është përgjigjur videos që Basha postoi në lidhje me tenderat korruptivë.
Kreu i selisë blu, Lulzim Basha, në një postim të bërë në rrjetet sociale, ka sulmuar sërish qeverinë, ndërsa theksin e vë tek koncensionet dhe PPP-të.
Kryedemokrati shkruan se koncensionet korruptive kapin shifrat e 2 miliardë e 180 milionë euro, ndërsa pasojat e koncesioneve korruptive kanë rritur borxhin publik.
Por kreu i qeverisë përmes një statusi në rrjetin social "Twitter", duke e ironizuar kryedemokratin si një “artist” që e ka kthyer PD-në në një kinostudio.
Rama shkruan se Basha nuk duhet të bëjë nevrikun por përkundrazi duhet të shkojë të flejë për disa ditë, duke paralajmëruar kësisoj se ashtu siç ndodhi me rastin e Babales, e njëjta do të ndodhe dhe me rastin e denoncimit të Emiljan Nuhut.
Rama flet për “të reja” në lidhje me këtë ngjarje, duke nënkuptuar se denoncimi i ish oficerit të policisë që pretendonte se ishte kërcënuar për vdekje me pistoletë në kokë nga ana e vëllait të deputetit Rrahman Rraja, është një farsë.
"Qetësohu Lulëzim!Mos bëj nevrikun kot xhan se s'ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio. Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar", shkruan Rama.



