Volejbollistja shqiptare Erblira Bici bëhet pjesë e Romës

Volejbollistja shqiptare Erblira Bici bëhet pjesë e Romës

Volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, ka mbyllur një sezon të kënaqshëm në nivelin e dytë të volejbollit të femrave në Itali, në Serinë A2, duke qenë shënuesja më e mirë e skuadrës së Futura Volejit, me 446 pikë të realizuara në 24 ndeshje, me një mesatare prej 18.6 pikësh për çdo ndeshje.

Kjo paraqitje e ka rreshtuar atë midis 8 më të mirave të Serisë A2 dhe tashmë Bici do të nisë një aventurë të re në kampionatin e rrjetës së Apenineve. Një ditë pasi ka njoftuar mbylljen e kontratës me Futura Volejin e Busto Arsizios, 26-vjeçarja ka bërë të ditur edhe destinacionin e saj të ri.

Bëhet fjalë për Roma Volejin, skuadrën që ra nga Seria A1 këtë sezon, por që synon rikthimin sa më shpejt në nivelin më të lartë të Kampionatit Italian të Volejbollit për Femra. 

Dhe një nga shtyllat kryesore të projektit të skuadrës kryeqytetase është edhe kapitenia e Kombëtares kuqezi të rrjetës, e cila, pas 4 titujve “kampion” dhe 5 Kupave të Shqipërisë të fituara më herët, në 2016-ën u zhvendos në Itali, aty ku spikati në dy sezone me LPM Mondovinë në Serinë A2, duke vijuar të zhvendoset në Serinë A1 për dy sezone me Novarën, me të cilët fitoi edhe Kupën e Italisë, por u shpall edhe kampione e Evropës për klubet.

Më pas vijuan dy sezone të tjera në Serinë A1, me Busto Arsizion dhe Kuneon, ndërsa sezonin e shkuar spikati në A1 me Futura Volejin. Diagonalistja 1 m e 86 cm e lartë shihet si një përforcim cilësor i Romës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy