
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ka argumentuar se tensionet e vazhdueshme midis grupit paraushtarak Wagner dhe ushtrisë ruse janë keqpërdorur, duke çuar në një “përplasje” midis dy palëve fundjavën e kaluar. “Situata doli jashtë kontrollit, pastaj menduam se do të zgjidhej, por nuk ndodhi”, u tha Lukashenko gazetarëve, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Belta. “Nuk ka heronj në këtë histori. Jam i mendimit se nëse Moska bie, do të vdesim të gjithë”, deklaroi ai. Udhëheqësi bjellorus, aleati kryesor i Putinit, shpjegoi se ishte e dhimbshme të dëshmoje kryengritjen e Wagnerit gjatë fundjavës. “Edhe shumë bjellorusë i kanë marrë për zemër, sepse atdheu është një”, tha ai.



