Shehaj: Barra fiskale është e lartë, taksat keqadministrohen

Shehaj: Barra fiskale është e lartë, taksat keqadministrohen

Briseida Shehaj, koordinatore në Departamentin Antikorrupsion në Partinë e Lirisë, thotë se në Shqipëri, taksat keqadministrohen, ndërsa vetë barra fiskale është e rëndë. Në MCN Economy, Shehaj theksoi se nuk ka stabilitet sa u takon politikave fiskale.  

Ne kemi një mënyrë të çuditshme të të bëri të buxhetit. Duke qenë se kemi dhënë shumë dhe kemi hyrë në investime që nuk kthejnë normën, vit pas viti bëjmë politika të reja fiskale. Nuk është se kemi politika fiskale të orientuara drejt një fushe të caktuar. Ato lehtësira që ndoshta quhen lehtësira në turizëm janë dhënë për të ndërtuar vila.

TVSH te ne, për shkak edhe të problematikave që ne kemi në doganë, prodhon skemat më të mëdha të mashtrimit dhe evazionit. Nuk kemi politika të qarta. Jemi të orientuar sipas tekave të qeverisë. Barra fiskale është shumë e lartë. Nuk kemi politika të mirëfillta që të ndihmojnë ekonominë, bujqit, biznesin e vogël. Kemi një abuzim shumë të madh. Doganat tona aplikojnë referencë edhe për mallra që vijnë nga BE. Jemi keq në administrim. Nëse do të bënim administrim të mirë, nuk do të kishim nevojë të rëndonim barrën fiskale.

Shehaj shtoi se ekonomia dhe biznesi në vend janë prekur masivisht nga paraja e pistë.

Jemi i vetmi vend që nuk na njihet asnjë shpenzim. Jemi i vetmi vend që paguajmë sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe nuk marrim shërbime spitalore. Ne paguajmë taksa në bruto, nuk na njihen shpenzimet.

Kemi një kriminalizim të biznesit dhe ekonomisë për shkak të qeverisë. Sot informalitetin e prodhon qeveria. Ajo lejon skemat e evazionit.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy