Mbyllet seanca parlamentare, betimi i 140 deputetëve të rinj në orën 17.00

Mbyllet seanca parlamentare, betimi i 140 deputetëve të rinj në orën 17.00

Nën drejtimin e deputetit Vasil Llajo u mbajt seanca e sotme parlamentare, e para për legjislaturën e re.

“Ne kemi nevojën e brezave të rinj, por edhe të atyre që kanë parë më shumë”, tha Llajo në fjalën e tij.

Pas leximit të emrave dhe ngritjes së sekretariatit të përkohshëm të Kuvendit vetëm me pjesëmarrjen e mazhorancës, seanca e radhës për betimin e 140 deputetëve të rinj, u shty për në orën 17.00 të pasdites së sotme.

Partia Socialiste propozoi si pjesëtarë për Komisionin e Verifikimeve të Mandateve, Milva Ikonomin, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi dhe Arkend Balla.

Gjatë seancës së zgjatur rreth 30 minuta, deputetët opozitarë mbanin pankarta në duar me fotografi të politikanëve socialistë dhe pretendimet si të lidhur me krimin. 

Partia Socialiste mori 83 mandate deputetësh në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike dhe aleatët e saj siguruan 50 mandate, Partia Socialdemokrate fitoi 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë morën nga një mandat secila.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy