
Gjatë 45 orëve të fundit urgjenca kombëtare ka kryer 189 misione shpëtimi për qytetarët që kanë patur nevoja shëndetësore.
Në një njoftim për mediat, të shpërndarë nga zyra për shtyp e Kryeministrit thuhet se fluksi i thirrjeve është rritur ndjeshëm, ku vetëm në 45 orët e fundit janë pritur 1100 thirrje për ndihmë shëndetësore.
Mësohet se 77 persona kanë marrë trajtim të specializuar në spital dhe 112 qytetarë janë trajtuar pranë banesave, ndërsa dy misione shpëtimi u kryen me ekipin e Njësisë së helikopterëve.
Autoritetet ripërsërisin thirrjen që të telefononi në numrin 127 për çdo emergjencë shëndetësore.



