Zbulohen detaje të tjera/ Djali i çiftit Tasho, i burgosur në Zvicër

Zbulohen detaje të tjera/ Djali i çiftit Tasho, i burgosur në Zvicër

Taulant Pasho, djali i çiftit shqiptar të zhdukur në 2015, eshtrat e të cilëve u gjetën në valixhe në Firence, është gjallë dhe po mbahet në një burg në Zvicër. Në këtë përfundim ka arritur policia italiane, e cila nisi kërkimet menjëherë pas zbulimit të asaj çka ka mbetur nga trupat e çiftit nga Vlora.

Taulant Pasho rezultonte në kërkim. Ai ishte arratisur nga arresti shtëpiak në Firence në 2016. Prokuroria e Firences ka ndërmarrë hapa për të shpallur në kërkim ndërkombëtar Pashon, i cili në Itali duhet të vuajë 3 vjet e 11 muaj burg për përfshirje në trafikun e drogës. Sipas asaj që kanë zbuluar autoritetet italiane, Taulant Pasho ka qenë në burg në kantonin e Aargau-t që nga 16 tetori 2020 për krimin e vjedhjes.

Taulant Pasho ka qëndruar në arrest shtëpie në apartamentin e tij në Via del Pantano deri në nëntor 2016, kur u arratis.

Mbetjet e trupave të dy prindërve të tij u gjetën në katër valixhe në Firence ditët e fundit. Shtëpia ku ka jetuar Taulanti, e cila ka një garazh, është banuar pas largimit të tij nga e dashura e tij dhe me kalimin e kohës ajo i është nënshtruar kontrolleve dhe inspektimeve. Në veçanti, në qershor 2016, karabinierët kishin gjetur gjashtë kilogramë marijuanë në garazh, pasi kishin kontrolluar pronën. Kështu ishte që Pasho Taulant u arrestua për posedim lënde narkotike me qëllim shitjen e saj.

Sidoqoftë, karabinierët shpjegojnë se, asnjë gjurmë e kufomave të dekompozuara nuk është gjetur në shtëpi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy