Konkursi i veçantë që mbahet në Brazil për femrën me fundshpinën më të bukur është përfshirë nga kaosi pasi gjashtë prej konkurrenteve dyshohet se kanë manipuluar votimin në rrjetet sociale.
Gara e famshme për të pasmet mbahet muajin e ardhshëm, kur 15 konkurrente do të garojnë për çmimin e parë.
Numri i konkurrenteve fillimisht ishte 27, por për fazën e dytë u përzgjodhën vetëm 15. Gjashtë prej tyre akuzohen se kanë përdorur një program kompjutetik që i ka shtuar në mënyrë fiktive votat e tyre.



