Pasojat e tërmetit/ Rama takim me ambasadorët: Vëllezër na ndihmoni

Pasojat e tërmetit/ Rama takim me ambasadorët: Vëllezër na ndihmoni

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sonte një takim me ambasadorët dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Ndër të tjera gjatë takimit Rama ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim nga të gjitha vendit në këtë situatë dramatike që po kalon vendi pas tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntorit.

Rama i falenderoi ata për ndihmën që kanë dhënë deri tani në përballimin e situatës së vështirë që krijoi tërmeti i 26 nëntorit.

“Ju falenderoj që i keni qëndruar pranë popullit shqiptar dhe që keni dëshmuar dhe treguar dhimbjen dhe vullnetin për të na ardhur në ndihmë. Do doja të falenderoja Luigin dhe Leylan që dërguan mesazhe dhe që shprehen në emër të të gjitha shteteve anëtarë të BE dhe të SHBA gatishmërinë për të ndihmuar”, – tha Rama.

“Faleminderit shumë dhe më lini të përgëzoj me gjithë fuqinë e zemrës punën e shkëlqyer që është bërë nga të gjitha ekipet”, – vijoi Rama gjatë fjalës së tij. Ndërsa u ndal të ndante emocionet, ndjenjat mjaft të veçanta që pati një reagim i menjëhershëm nga Italia, Greqia, Turqia, Franca, që siç tha Rama “qenë nga të parët fare që treguan dhimbjen e tyre dhe të tjerët njëri pas tjetrit”.

“Fjalët nuk e përshkruajnë dot atë se çfarë ka dashur të thonë për ne, është e shkëlqyer. E shkëlqyer, Vuçiç, Zaev nga fqinjët, njerëz që përqafojnë vende që nuk janë në mes të të pasurve apo të fortëve, për të mos folur për vëllezërit tanë në Kosovë. E shkëlqyer! Ndjesë nëse harroj dikë, por të gjithë kanë qenë të shkëlqyer”, – tha Kryeministri.

“Ambasadorë faleminderit që në të njëjtën ditë keni shprehur ngushëllimet dhe gatishmërinë. Kryeministri Orban, Presidenti i Rumanisë, ishte mbresëlënës. Ekipi i shpëtimit rumun, erdhi pa ia kërkuar, nga Zvicra thjesht erdhën, ishin aty për ne dhe bënë një punë të shkëlqyer. E jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Europës, pa qenë asnjë herë në Shqipëri, pa ditur gjuhën pa pasur përvoja për të vendosur jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e njerëzve të panjohur”, tha Rama.

Më tej, Kryeministri Rama theksoi se “ekipi grek bëri diçka që është frymëzuese. Isha aty dhe së fundi nxorën nga një tunel 6.5 metra nën rrënoja një djalë, ndodhi gjatë kohës që ekipet tona ishin të shteruar, kishin shpëtuare  kishin shpëtuar ku përgjegjësia dhe tensioni ishte e jashtëzakonshme.. Nuk u besoja veshëve se sa bukur i kishte shprehur emocionet e veta Papa Françesku. Ndjesë të gjithë atyre që harrova të përmend, princi i Kurorës nga Arabia Saudite, populli i Arabisë Saudite kanë dërguar mesazhe non stop. Izraeli ishte i jashtëzakonshëm, erdhën as pa ua kërkuar. Thashë sa bukur, nuk kanë as qeveri akoma dhe munden ta bëjnë. Është e jashtëzakonshme”.

Më tej, Rama u ndal te sfida e re që është inspektimi për të kuptuar se ku gjendemi sa u takon qëndrueshmërisë së ndërtesave.

Ju e dini që është e pamundur nga ana njerëzore për ta bërë këtë gjë të vetëm dhe në mënyrë normale, nënkuptoj me mekanizma normalë. Kjo është arsyeja që ju kam shkruar letër të gjithë udhëheqësve tuaj një letër e ju kam kërkuar ndihmë”., tha ai.

Vëllezër na ndihmoni se ajo që po përballemi tani është një problem mjaft i mprehtë tensioni, njerëzit kanë frikë, janë të pasigurt, kanë nevojë të shohin që gjërat do bëhen më mirë e po mund tu kërkoj të kenë durim por do nisin të kenë durim kur të shohin se bota sdo na lërë vetëm.

Njerëzit kanë frikë, janë të pasigurt. Kanë nevojë që të shohin që bota nuk do të na lërë vetëm. Njerëzit janë larguar nga Tirana dhe Durrësi. Nuk ndihen të sigurt. Në Kryeministri gjysma e njerëzve nuk flenë në Tiranë, vijnë në mëngjes, por pastaj shkojnë në Vlorë, Elbasan. Në shtëpinë e nënës sime ka shumë që nuk jetojnë aty. Njerëzit ndihen të pasigurt”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy