Atentati ndaj Ndërshtiqaj, Hoxha: Shkak detyra e tij, dikush e ka “shitur”

Atentati ndaj Ndërshtiqaj, Hoxha: Shkak detyra e tij, dikush e ka “shitur”

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN foli mbi atentatin me dy të plagosur në fshatin Grudë e Re më 13 mars. Ai tha se sulmi ka qenë për shkak të detyrës së Gjergj Ndërshtiqaj i cili është në akademinë e sigurisë dhe synon të hyjë në strukturat drejtuese të policisë.

Sipas Hoxhës Ndërshtiqaj është sulmuar pasi vitin e kaluar ai ka zbuluar parcela me lëndë narkotike në zonën e Dukagjinit.

“Gjergj Ndërshtiqaj është në akademinë e sigurisë dhe kur të mbarojë atë hynë në strukturat drejtuese të policisë. Në terren ai ka mbuluar Dukagjinin dhe një nga zonat më të rëndësishme për rritjen e kanabisit. Pse nuk u goditën ata lartë por u godit ky? Sepse dikush që ka bërë marrëveshjen ka shitur personin. Tani jemi në fazën kur fillon kultivimin e kanabisit. Policia që është më e akuzuara këto kohë. Për fat të mirë oficeri ka shpëtuar dhe ka tentuar të kundërpërgjigjet. Ai ka shpëtuar dhe zoti ka dashur që ai të shpëtojë. Pista kryesore që po hetohet është për shkak të detyrës dhe për shkak të raportimeve që janë kapur vitin e kaluar. Autorët që janë marrë me këtë ngjarje nuk janë mjaftuar vetëm me kaq, ata kanë kërcënuar dhe familjarët e tij. Situata në Shkodër duhet të ketë një ndryshim. Të gjitha këto ngjarje dhe zona bënë të qartë që me kë kemi të bëjmë dhe me çfarë niveli të krimit kemi të bëjmë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy