Duke nisur nga kjo e shtunë, orari i lëvizjes së qytetarëve në rrugë do të ndryshojë sërish.
Në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka komunikuar orarin e ri, i cili do të jetë i vlefshëm për të gjithë nga ora 5:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 të drekës.
Ky orar nis të shtunën zbatimin, ndërsa prej të shtunës në orën 13 dhe deri në orën 5 të mëngjesit të hënës nuk do të ketë asnjë lëvizje në rrugë.
Rama thotë se e diela do të jetë e mbyllur për të gjithë dhe në rrugë do të jenë vetëm njësitë e ushtrisë, policisë, shëndetësisë dhe gazetarët.
Kryeminstri thotë se prej ditës së hënë, orari 05:00-13:00 do të vlejë dhe për pikat e shitjes së ushqimeve, farmacitë apo bankat si dhe orari i punës për punonjësit e administratës.



