Von der Leyen pranon dështimin për shpërndarjen e vaksinave kundër Covid

Von der Leyen pranon dështimin për shpërndarjen e vaksinave kundër Covid

“BE ishte vonë për të autorizuar vaksinat kundër Covid-19 dhe akoma nuk është atje ku duam të jemi", ka deklaruar sot Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Shefja e Komisionit Europian është kritikuar për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave në vendet e BE duke u lënë pas edhe nga Britania e Madhe ku më shumë se 12 milionë njerëz kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.

Por Von der Leyen ishte e prerë se urdhëri për shpërndarjen e vaksinave në mënyrë kolektive në emër të vendeve anëtare ishte "gjëja e duhur për tu bërë".

Ndërkohë grupi farmaceutik AstraZeneca ka thënë se do të bashkojë forcat me kompaninë gjermane IDT Biologika për të prodhuar më shumë vaksina për Evropën.

Prodhuesit e vaksinave duke përfshirë Oxford-AstraZeneca dhe Pfizer-BioNTech kanë shtyrë dërgimin e disa prej porosive të BE për shkak të çështjeve të kapacitetit të vaksinave.

*Burimi BBC

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy