Në Presidencë shfaqet monodrama “Profeti i Kokoshkave”/ Meta: Shenjë proteste për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar

Në Presidencë shfaqet monodrama “Profeti i Kokoshkave”/ Meta: Shenjë proteste për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar

Në ambientet e Presidencës mbrëmë është dhënë një shfaqje nga ana e regjisorit Edmond Budina, monodrama me titull ”Profeti i Kokoshkave”

Sipas Presidentit, “Profeti i Kokoshkave” është një shfaqje kundër dhunës në përgjithësi dhe “dhunës së pushtetit në veçanti, e frymëzuar nga protesta disa vjeçare dhe kauza mbarëkombëtare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e kthyer tashmë edhe në çështje evropiane”.

Sipas tij, kjo shfaqje e jashtëzakonshme e monodramës, lindi si shenjë proteste kundër shkatërrimit brutal dhe kriminal të Teatrit Kombëtar.

Reagimi i plotë:

Një mbrëmje artistike e paharruar dje në Presidencë, ku patëm kënaqësinë e veçantë të ndiqnim premierën e monodramës satirike “Profeti i Kokoshkave” të artistit tonë të shquar dhe regjisorit të mirënjohur, Edmond Budina.

Shumë i lumtur që kjo shfaqje e jashtëzakonshme teatrale, e lindur si shenjë proteste kundër shkatërrimit brutal dhe kriminal të Teatrit Kombëtar, mblodhi me dhjetëra artistë, profesorë, diplomatë, politikanë e gazetarë që gjithmonë do t’i kenë dyert e hapura në këtë institucion, kështjellë të pamposhtur të lirisë, të drejtave të njeriut e demokracisë, por edhe të mbrojtjes së artit dhe trashëgimisë kulturore kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy