Përmbytjet/ Meloni largohet nga Samiti i G7-ës, me avion drejt Emilia Romagna-s

Përmbytjet/ Meloni largohet nga Samiti i G7-ës, me avion drejt Emilia Romagna-s

Vijon situate emergjente e përmbytjeve në rajonin e Emilia Romagna-s në Itali, ku shirat e pandërperë kanë sjellë përmbytje dhe rrëshqitje të vazhdueshme të dherave, duke gjunjëzuar qytete të tëra.  

Numri i personave të zhvendosur rritet në më shumë se 36,600, shumica e tyre në zonën e Ravenës. “Ansa” raporton se një helikopter që po kontrollonte linjat e energjisë është rrëzuar, e për pasojë janë plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Kryeministria Giorgia Meloni ka lënë takimin G7-ës që po mbahet në Hiroshima për t’u nisur me avion drejt vendit të saj. “Ndërgjegjia ime kërkon që të kthehem”, citohet të ketë dhënë shefja e ekzekutivit italian.

Meloni do të jetë në Emilia Romagna, ku rreth mesditës do të inspektojë nga afër zonat e prekura nga moti i keq. Presidenti i rajonit Stefano Bonaccini dha mesazhe optimiste, duke u shprehur se “më në fund ka dalë dielli dhe situata po përmirësohet”. Megjithatë ai shtoi se: “Kemi ende disa zona, veçanërisht në zonën e Ravenës, ato më të ulëta, të cilat janë të përmbytura”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy