
Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për zonat e kultivimit të kanabisit mjekësor. Do të ketë 10 zona për kultivimin e kanabisit për qëllime industriale dhe mjekësore.
Eksperti i bujqësisë Eduart Sharka tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Economy se ligji është i parakohshëm dhe se është bërë për interesa okulte.
Sipas Sharkës ky vendim nuk do të sjellë të ardhura për buxhetin e shtetit, por do të kriminalizojë më shumë ekonominë.
Nga diskutimet që kemi pasur mund të gjenerojë vende pune, por jo për fermerët shqiptarë. Besoj të punësuarit atje do të jenë të importuar nga vendet e Azizë. Nuk do të gjenerojë të ardhura për buxhetin e shtetit sepse ne jetojmë në një vend me informalitet shumë të lartë nuk kemi arritur të marrin të ardhura nga pasuritë nëntokësore që kemi sepse korrupsioni është aq i madh sa dhe aty abuzohet dhe përfitojnë ata që i kanë marrë me koncesion. Tek kanabisi është shumë i lehtë manipulimi
Meraku më i madh që kam është nën stadin e rendit publik që jemi, përditë na dalin të inkriminuar nga përgjimet e partnerëve, punonjës policie, administrate, në një terren të tillë krijimi i kësaj ekonomie do të rriste mundësinë për kriminalizimin e ekonomisë. Është gjë që e kemi paguar shtrenjtë dhe rrit probabilitetin e këtij fenomeni dhe është kosto e lartë për shoqërinë tonë.
E shoh të parakohshme si shumë ligje që janë bërë me porosi, me interesa okulte.
Është i parakohshëm dhe i bërë për interesa okulte.



