Lehtësira fiskale, mallra pa TVSH/ Xama tregon si dëmtohet konkurrenca nga kompanitë e vendosura te “Durana Tech Park”

Lehtësira fiskale, mallra pa TVSH/ Xama tregon si dëmtohet konkurrenca nga kompanitë e vendosura te “Durana Tech Park”

Gazetarja Ola Xama duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” për “Durana Tech Park” vuri në dukje se kompanitë e vendosura atje mund të përfitojnë lehtësi fiskale dhe të furnizojnë pa TVSH mallra që lidhen me produktet inovative. 

 

“Sa nga kompanitë e koordinatorit të grupeve kriminale të Durrësit janë të vendosura në këtë park. Këto kompani përfitojnë lehtësi fiskale, furnizim pa TVSH i mallrave produkt inovativ. Mund të importojnë pjesë teknologjike, pa paguar TVSH. Një kompani e ngjashme që s’e ka këtë autorizim paguan 20 për qind. Që këtu është konkurrencë e pandershme dhe marrin gjithë tregun e furnizimit të mallrave. Jo vetëm marrim tenderat publikë, por mos lëmë asnjë kompani që operon në privat. T’i zaptojnë këta, e kupton sa e tmerrshme. Pagat e personelit në kërkim zhvillim dhe i gjithë stafi përjashtohen nga tatim/fitimi për një periudhë 10-vjeçare.Ergys Agasi me kompaninë  EA Solution që ka përfituar si nënkontraktor 29 milionë euro ka shpenzuar vetëm 300 mijë euro dhe del me një fitim minimalisht 28,7 mijë euro”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy