Një automjet ka rënë në lumë së bashku me dy persona në bord në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Rreth orës 12:00, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë, shtetasi L. C., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi R. Q., të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



