Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se operacioni i SPAK nuk ka lidhje me resortin në Zvërnec, por me blerjen e tokave me para të pista.
Duke vijuar Bregu tha ky operacion është goditja më e madhe që SPAK i ka dhënë pastrimit të parave në vend.
Sipas Bregut, nga lista e SPAK-ut mund të jenë hequr emra biznesmenësh.
Kjo nuk ka lidhje me Zvërnecin. Përkon edhe Zvërneci në barbarinë e të gjithë këtyre që janë futur. Të mos keqkuptohemi me hetimin e resortit. Kjo është goditja më e madhe që SPAK ka dhënë ndonjëherë pastrimit të parave në Shqipëri.
Janë paratë e pista që futen në biznese të tilla. Ka lidhje me paratë e pista dhe prandaj lidhet Zvërneci, kulla e Tiranës, që nuk kanë lidhje në logjikë. Prandaj lidhet dhe Orest Sota dhe dy vëllezërit në Himarë.
Hetimi ndaj Shehut ka lidhje me pronat në Zvërnec, por jo ajo resortit. Nuk është dosje e tanishme, po hetohet prej 15 muajsh.
Janë të përfshirë në blerje tokash me para që nuk i dihet burimi. A përkon që është shitur tokë në Zvërnec, po përkon. Por nuk ka lidhje direkte. Aty ka me Zvërnecin, Tiranën, fshatrat e Tiranës. Ka mish mash të madh.
SPAK godet paranë e pistë dhe i jep një goditje aq të madhe këtyre që ndërtojnë dhe ndërtojnë. Mund të jenë të gëzuar shqiptarët dhe është dita e zezë e çdo ndërtuesi në Shqipëri.
SPAK nuk shkon se kush dha leje dhe premtime. Nuk e di a ka tagër ligjor apo nuk donte të shkonte më tej.
Besoj se mund të jenë hequr emra nga ajo listë, edhe emra më të njohur se këta që i përkasin fushës së ndërtimit.
Kjo është goditja më e madhe që i jepet biznesit të pistë të ndërtimit.



