Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar një 34-vjeçar me iniciale Xh.Z i cili ishte shpallur në kërkim nga pasi Gjykata e Apelit Vlorë më datë 22.12.2016, e ka dënuar këtë shtetas me vendim penal të formës së prerë, me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.
34-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.



