Hera e parë dhe e fundit, Akili: Më prenë në besë, jam penduar shumë!

Hera e parë dhe e fundit, Akili: Më prenë në besë, jam penduar shumë!

Kjo është dalja ime e parë dhe e fundit! Kështu u shpreh Akili në një intervistë ekskluzive me Ermal Peçin në programin “Më prit të dielën”. 

 

Dalja e tij nga reality show “Ferma” ndau rrjetin, ndërkohë që aktori nuk ka folur për eksperiencën e tij. Mesa duket, gjërat s’kanë shkuar siç ai ka besuar, ndaj rrëfen tek Ermali: “Se e prenë në besë”.

 

Po të ktheja kohën pas, do të thoja 1 mijë herë jo për të mos qenë pjesë e programit. Janë disa gjëra të brendshme. Mund të them se u preva në besë. Jam shumë i penduar që u bëra pjesë, dua ta harroj sa më shpejt. Kur dola jashtë, kuptova si luhet loja, ndaj s’do ta bëja më”, tha Akili.

 

Pas debateve në program, ai u atakua si sulmuesi i vajzave, ndërkohë që tregon se ajo që njerëzit kishin perceptuar për të është krejtësisht gabim. 

 

I rritur edhe në shtëpinë e tij mes vajzave, kurrsesi, sipas tij, s’mund të ketë gjuhë urrejtjeje ndaj femrave. Nisur nga situatat në reality, duket se edhe e ëma e tij ishte ndikuar aq sa, sipas Akilit, kur ishin takuar, i kishte thënë: “Nuk po të njihja më”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy