Kleringu me pronat publike, Soko: Do e çojmë në GjK. Plani ka klauzolën për marrjen e  pronës private (VIDEO)

Kleringu me pronat publike, Soko: Do e çojmë në GjK. Plani ka klauzolën për marrjen e pronës private (VIDEO)

Qeveria ka prezantuar nismën "Urat e reja për Shqipërinë 2030," që synon ndërtimin e të paktën 5 kullave shumëfunksionale në pronat publike.

Pano Soko nga Nisma Thurje tha në studion e MCN Live se qeveria ka në plan që të vendosë parcela toke  në funksion të disa individëve.

 

Drupal Ad

Na tha që qeveria ka një plan që edhe ato parcela toke publike, jo të lira, të zëna tashmë me godina publike do të vendosen në funksion të zhvillimit dhe progresit të xhepave të disa individëve që do të përfitojnë në mënyrë të padrejtë dhe të pabarabartë me ne të tjerët mundësinë për të zhvilluar prona miliona euroshe pa nxjerrë asnjë lek nga xhepi.

Agjencitë publike janë të vendosura në zonat më të lakmuara të Tiranës, Drejtoria e Tatimeve, kjo te Inxhinieria. Disa nga godinat publike të dislokuara në zonat më të rëndësishme të Tiranës, ATSH-ja, Garda kanë një tokë që vlen miliona euro. Çfarë tha dje, me korporatat e investimeve, kush është projekti i korporatës së investimeve.  

Do të marrë tokën publiken dhe do ja japë 2-3 individëve (për ta zhvilluar). Kur toka publike është në funksion publik, ka një godinë publike dhe shteti ka ndërmend të zhvillojë, shteti nuk është qytetar pa mundësi. Shteti ka mundësi ta bëjë vetë, por zgjedh që për një ndërtim ku do të marrë 11 mijë metra katrorë ndërtim t’i japë 3 mijë metra katrorë truall, e përkthyer 60-70 mijë metra katrorë ndërtim.

Për 11 mijë metra që do të ma ndërtosh mua me kosto 600 euro se pa lekë do ma bësh, pa vlerë toke, do marrësh 60 mijë metra, me vlerë 1500-3000. Do të marrë 180 milionë euro se më ndërtove mua një gjë që në rastin më të mirë kushton 2 milionë euro.

Sipas Sokos kjo është praktika e Teatrit Kombëtar.

Soko thotë se brenda këtij plani është futur klauzola e tmerrshme që mund të marrë dhe pronën private dhe rasti i parë ku u bë efektiv është stadiumi Dinamo.

Është praktika e Teatrit Kombëtar që është materializuar në një ligj. Nuk është më ligji Fusha. Nuk e donim ligji Fusha ne, atëherë Korporata e Investimeve tha kryeministri. Filluan t’i marrin mbarë. Mbaruan me TK, filluan me të tjerat tani, se ka teatro të tjerë, jo Drejtoria e Tatimeve, Garda etj.

Mbaruan resurset tani do të fillojë të kafshojë këtej sepse ata njerëzit, ata oligarkët që janë hajdutë duan të hanë ata. Mbaruan lejet e ndërtimit, kush ka mbetur? Toka publike.

Aty brenda ka futur dhe këtë klauzolën e tmerrshme që mund të marrë dhe pronën private, ta shtetëzojë për ‘interes publik’. Rasti i parë kur u bë efektiv është te stadiumi Dinamo, 11 mijë metrat janë dhe pronë private, një pjesë aty është private.

Soko tha se do e dërgojë këtë çështje ne Gjykatën Kushtetuese.

Do e çoj në Gjykatë Kushtetuese. Duhen marrë masa për ta zhbërë gjënë. E kemi marrë vendimin. Rruga institucionale është e vetmja formë shprese e mbetur për të ndryshuar diçka këtu. Rruga institucionale është e vetmja shpresë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy