Rrëzohet aeroplani në Greqi, humbin jetën dy persona

Rrëzohet aeroplani në Greqi, humbin jetën dy persona

Një aeroplan privat ka rënë në Greqi në mënyra të paqarta, duke lënë të vdekur dy persona.

Mediat vendase bëjnë me dije se aeroplani privat është rrëzuar në fshatin Haria, në Ilia, duke lënë të vdekur dy persona.

Bëhet me dije se vendi ku u rrëzua aeroplani ishte shumë afër shtëpisë së njërit prej viktimave. Ndërsa sipas banorëve të zonës, pasi aeroplani u rrëzua, ai u përfshi nga flakët duke djegur dhe dy pasagjerët.

Pronari dhe piloti ishte një mësues nga Amaliada, i martuar me dy fëmijë dhe së bashku me të ndodhej dhe një miku i tij.

Policia dhe autoritetet vendase janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burimi: Protothema Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy