BE: Turqia të garantojë demokracinë parlamentare

BE: Turqia të garantojë demokracinë parlamentare

Njëzet e tetë vendet anëtare të Bashkimit Evropian i kërkuan sot Turqisë të garantojë demokracinë parlamentare, rrezikuar nga dënimet në shkallë të gjerë, në një deklaratë të publikuar pas një proteste zyrtare të Ankarasë kundër kritikave evropiane.

“BE-ja dhe shtetet anëtare po ndjekin me shqetësim të madh zhvillimet e fundit në Turqi”, theksuan ata në një tekst të publikuar nga shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Njëzet e tetë vendet përmendin në këtë tekst rikthimin e parashikuar të dënimit me vdekje në Turqi, vazhdimin e kufizimit të lirisë së fjalës duke përfshirë këtu median sociale, mbylljen e mediave dhe mandat arrestet kundër gazetarëve dhe në fund arrestimi i bashkëdrejtuesve të partisë së dytë të opozitës në vend, HDP, si dhe ndalimin e disa prej anëtarëve të saj.

BE-ja dhe 28 vendet i kërkojnë Turqisë të ruajë demokracinë parlamentare duke përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut, shtetin e të drejtës, liritë themelore dhe të drejtën e secilit për një proces të drejtë.

Evropianët kërkojnë rikthimin në një proces politik të besueshëm dhe një dialog të vërtetë politik duke i gjykuar esenciale për demokracinë e vendit dhe stabilitetin e rajonit.

Kjo pikëpamje e re e BE-së, pas deklaratave të fundit të shefes së diplomacisë evropiane, Mogherini, vijnë pas një note proteste të qeverisë turke kundër kritikëve evropianë.

“Ne po kalojmë një periudhë shumë të brishtë në marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së. Të jesh vazhdimisht kundër Turqisë nuk është një politikë e mirë”, theksoi për shtypin ministri turk i Çështjeve Evropiane, Omer Celik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy