Abuzime me tenderat, në pranga 4 ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO)

Abuzime me tenderat, në pranga 4 ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO)

Dyshimi për abuzime me tenderat ka çuar në pranga katër ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Të arrestuarit janë ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha,  ish-drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Aurel Lamçe dhe dy ish-shefat e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Arrestimi i ka ardhur pas një hetimit të Prokurorisë së Tiranës lidhur me procedurat e tenderimit në këtë institucion gjatë periudhës 2016-2017.

Në lidhje me këtë rast janë kryer hetime për 12 persona të dyshuar për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera.

Tenderat në fjalë janë:

1.Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative

2. Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale

3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë-Krujës

5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

Shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy