Putin: Rusia duhet të forcojë infrastrukturën e saj ushtarake për shkak të NATO-s

Putin: Rusia duhet të forcojë infrastrukturën e saj ushtarake për shkak të NATO-s

NATO po lëviz infrastrukturën e saj ushtarake më afër kufirit rus dhe Rusia duhet të forcojë infrastrukturën e vet ushtarake si një përgjigje, tha presidenti Vladimir Putin të mërkurën.

NATO po lëviz ushtrinë gjithmonë e më afër kufirit me Rusinë, dhe kësaj ne duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë”, ka thënë Putin, raporton Reuters.

Këto deklarime Putin i ka bërë të mërkurën  gjatë një takimi në Sochi të Rusisë me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto.

Ai gjithashtu ka thënë se NATO ka refuzuar të diskutojë rreth rregullave për fluturimin e aeroplanëve ushtarak me Rusinë.

Putin gjithashtu dënoi sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë duke i quajtur ato si kundërproduktive, por deklaroi se një samit i mbajtur muajin e kaluar me Presidentin e SHBA Donald Trump kishte qenë i dobishëm.

Shefi i Kremlinit, tha se shpresonte që Uashingtoni do të kuptonte se politika e saj për imponimin e sanksioneve ndaj Moskës për sjelljen e keqe të perceptuar ishte i gabuar.

"Shpresoj që partnerët tanë amerikanë të kuptojnë se kjo politikë nuk ka të ardhme në një moment dhe ne mund të fillojmë bashkëpunimin në një mënyrë normale", tha Putin.

Presidenti rus tha se Evropa kishte nevojë për projektin e gazsjellësit Nord Stream-2 të mbështetur nga Moska, një iniciativë që Trump e kritikoi ashpër dhe se Rusia ishte furnizuesi më i përshtatshëm i energjisë për Evropën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy