Një ruse martohet me një ukrainas në ishullin e Lesbos: Bëni dashuri, jo luftë

Një ruse martohet me një ukrainas në ishullin e Lesbos: Bëni dashuri, jo luftë

“Make love no war” (Bëni dashuri, jo luftë), ishte slogani i njohur i viteve 1960 dhe ky është mesazhi i dhënë nga një ruse dhe një ukrainas pasi mes tyre fitoi dashuria dhe jo lufta.

Konkretisht, Tatiana Filippova dhe Yuri Kalmikov u bashkuan në martesë në një peizazh idilik në skelën e hotelit Olive Press në Molyvos, në ishullin grek të Lesbos.

Pas përfundimit të ceremonisë, çifti dërgoi urime për dashuri dhe paqe për të gjithë botën, duke thënë se “vështirësitë më të mëdha kalohen me dashuri, e cila është më e fortë se lufta”.

Menaxherja e kompanisë së organizimit të dasmave MENTA Lesbos Wedding Planner, Gabriela Vati, e prekur nga ceremonia thotë se brenda një jave u organizua e gjithë dasma.

Erdhën me pushime nga Belgjika dhe vendosën të martoheshin. Është shumë e veçantë për çiftin, ata janë nga Rusia dhe Ukraina. Ata vendosën të bashkojnë jetën e tyre në mënyrë që të fitojë dashuria dhe jo lufta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy