Chris Brown rrëfen episodin e dhunës ndaj Rihanës: U ndjeva si përbindësh

Chris Brown rrëfen episodin e dhunës ndaj Rihanës: U ndjeva si përbindësh

Këngëtari Chris Brown ka folur haptazi për natën kur ai sulmoi ish-të dashurën Rihanna në vitin 2009.

Në dokumentarin e tij të ri “Welcome To My Life” ai përshkroi se si gjërat morën kthesën për keq në lidhjen e çiftit.

E gjitha ndodhi pas rrëfimit të këngëtarit për tradhti me një grua që dikur kishte punuar për të edhe pse ky i fundit më parë e kishte mohuar këtë fakt.

Natën kur Chris dhe Rihanna morën pjesë në klub nate u shfaq edhe vajza për të cilën çifti ishin grinduur. Madje thuhet se ajo ishte gjithmonë prezente në të njëjtin vend ku shkonte Chris Brown.

“Ajo më urrente, pas asaj që ndodhi unë provova gjithçka mirëpo nuk i interesonte dhe nuk më besonte. Unë ende e dua Rihanna-en por do të jem i sinqertë ne do të rriheshim me njëri-tjetrin tërë kohën, ajo do të më godiste dhe unë e godisja atë. Mirëpo atë natë eskaloi situata, unë e godita atë me grusht në fytyrë dhe i çava buzën dhe kur e pashë në atë gjendje isha në shok. U ndjeva si një përbindësh, përse e godita kështu?”, tha ai në klip.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy