Një sulm ajror izraelit në Gaza ka goditur shtëpinë e një doktoreshe dhe ka vrarë nëntë nga 10 fëmijët e saj. Lajmin e bëri të ditur Khan Younis, të cilit i referohet BBC.
Spitali Nasser tha se një nga djemtë e Dr. Alaa al-Najjar dhe burri i saj u plagosën, por mbijetuan. Graeme Groom, një kirurg britanik që punon në spital, tha se operoi djalin e tij 11-vjeçar, të mbijetuarin e vetëm.
Një video e shpërndarë nga drejtori i ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi dhe e verifikuar nga BBC tregon trupa të vegjël dhe të djegur të nxjerrë nga rrënojat e një sulmi ndaj Khan Younis të premten.



