Viti 2020 cilësohet si i brishtë, sepse muaji shkurt ka 29 ditë, ngjarje që ndodh një herë në katër vite. Do të thotë që ditët nuk janë 356, por edhe një sot, 29 shkurt.
Për ta kuptuar vitin e brishtë, duhet së pari të bëjmë dallimin midis "vitit kalendarik" dhe "vitit diellor". Viti i parë, kalendarik, është ai që shohim në calendar dhe zgjat saktësisht 365 ditë. Ndërsa viti diellor, periudha që i duhet Tokës për të bërë një kthesë të plotë rreth Diellit, është gjithmonë e njëjtë: 365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 45 sekonda. Nga kjo ne konkludojmë se, çdo vit, ne përparojmë rreth 6 orë. Të cilat më pas grupohen për të formuar një ditë 24-orëshe. Ky proces do katër vjet. Për këtë arsye muaji shkurt shënon 29 ditë vetëm një herë në 4 vjet./Corriere.it/



