Kodi i Punës, Metani: Sektori publik mbetet shumë mbrapa në afrimin e ambienteve miqësore. 1/3 e punonjësve pa leje vjetore (VIDEO)

Kodi i Punës, Metani: Sektori publik mbetet shumë mbrapa në afrimin e ambienteve miqësore. 1/3 e punonjësve pa leje vjetore (VIDEO)

Drejtuesja e Njësisë së Hulumtimit dhe Opinionit në kompaninë IDRA, Blerina Metani, jep detaje lidhur mbi një studim për Kodin e Punës sa i takon legjislacionit dhe të drejtave të punonjësve, ku rezultoi se 44% e bizneseve japin leje të papaguar.

Në emisionin MCN Economy, Metani sqaroi se studimi ka dashur të japë një numër, por shtoi se në asnjë moment nuk u pyetën punonjësit nëse e njihnin Kodin e Punës për të mos i vendosur në siklet dhe se nëse do të pyeteshin mbi 90% do të përgjigjeshin “po” në mënyrë që të jenë të pranueshëm.

Janë bërë pyetje të tërthorta që i bien anash e anash situatës. Janë pyetur dy kategori, punëdhënësit dhe bizneset, duke mos përfshirë bizneset me më pak se 10 punonjës se kemi supozuar se janë biznese që ngrihen mbi dinamika familjare dhe mund të ndikojnë në të dhënat e rezultateve.

Nuk kemi përfshirë bujqësinë që karakterizohen nga dinamika të tjera. Në studim janë përfshirë 7800 të punësuar si në sektorin publik dhe atë privat, për të kuptuar si i kanë perceptimet, eksperiencat dhe njohuritë.

Ky është studimi i parë, nuk kemi një studim të dytë të ecurisë, kemi të dhënat zyrtare nga INSTAT dhe studime të bazuara në anketa.

Nuk mund të themi nëse kemi një përmirësim ose jo, pasi është studimi i parë përfaqësues i pari i këtij lloji.

Ka përfshirë dhe sektorin publik dhe atë privat se ekziston perceptimi se me punën në shtet gratë i përshtaten familjes, studimi tregon të mirat dhe të metat e secilit sektor.

Sektori publik mbetet shumë mbrapa në afrimin e ambienteve miqësore, në konsumin e një dreke dhe kafeje dhe nuk lejon një socializim apo privat.

Në sektorin privat këto ambiente janë më shumë dhe punonjësit i japin më shumë dinjitet. Më pëlqen orari i drekës, sikur i jep më shumë sublimitet.

Mbi 60% e të pyeturve lidhur me statusin martesor e kanë thënë se nuk ka asnjë problem që të pyeten.

Duhet të jesh aq i aftë dhe i rafinuar duke i kapur këto detaje nëpërmjet pyetjeve të tërthorta.

Lidhur me pyetjen a jepni leje vjetore, punëdhënësit kanë thënë ‘po’, ndërsa punonjësit rezultoi se 1/3 nuk kishin leje vjetore.

Personat e punësuar nuk janë pyetur në ambientet e punës për të shmangur stepjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy