Trafikonin drogë/ Apeli i Posaçëm lë në burg Rexhep Rrajën dhe 7 anëtarët e tjerë të grupit

Trafikonin drogë/ Apeli i Posaçëm lë në burg Rexhep Rrajën dhe 7 anëtarët e tjerë të grupit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 anëtarët e grupit Rraja.

 

Rexhep Rraja, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Islam Sefa, Jani Çavo, Aldo Gjini, Marvin Bushati dhe Zamir Aliaj do të vijojnë nën masën “arrest me burg”.

 

Ky grup akuzohet se ka trafikuar nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së. 

 

Mbi 8 të lartpërmendurit rëndojnë akuzat  e “trafikimit të narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy