Aktorët e “Vështrim kritik”: Shqipëria ta bën të lehtë punën kur do të prodhosh humor të zi (VIDEO)

Aktorët e “Vështrim kritik”: Shqipëria ta bën të lehtë punën kur do të prodhosh humor të zi (VIDEO)

Tre aktorët e “Vështrim kritik” ndanë në studion e MCN Informacion detaje nga puna e përditshme për emisionin satirik që transmetohet çdo të diel në mbrëmje.

Alban Musaku, Rei Beka dhe Marenglen Kaso rrëfyen se si i përzgjedhin temat, nga frymëzohen dhe si përmes personazheve trajtohen në mënyrë satirike disa prej fenomeneve që karakterizojnë shoqërinë shqiptare sot.

Rei

Në mjedisin tonë kemi studion ku bëjmë mbledhjet. Në varësi të aktualitetit vendosim çfarë do të bëjmë. Ka pasur raste që ditën e transmetimit, të dielën, kemi ardhur në punë për të bërë skeçin sepse ka ndodhur diçka e re.

Albani

Diskutohen temat, dikush heq e dikush shton derisa shkojmë te finalja. Punën e kemi të lehtë, sepse gjen tema. Ka plot për çfarë të diskutosh.

Marengleni

Temat i ka sociale, jo vetëm politike. Shpesh me humor, shpesh me satirë, që në përgjithësi të shikohet ajo pjesa e varfër e qytetarëve që kanë nevojë për një zë.

Është punë pa orar. Mund të jemi gjithë ditën aty dhe nuk bëjmë asgjë dhe në momentin e fundit na vjen një ide apo ndodh diçka që na vlen.

Shqipëria ta bën shumë të lehtë punën për të bërë humor, po humor të zi.

Jetojmë në tragji-komedi. Flasim për arritje ekonomike, ndërkohë që në fushata na premtohet ujë e drita 24 orë.

Aktorët treguan edhe ndërveprimin me publikun, përmes rrjeteve sociale por edhe përmes mesazheve.

Albani

Pëlqehet edhe nga punonjësit e administratës. Por na thonë ne nuk mundemi të komentojmë se na heqin nga puna.

Rei

Personalisht shumë njerëz që më ndjekin më përgëzojnë për punën. Por thonë që ia çojnë njëri-tjetrit në privat, por nuk komentojnë dot se rrezikojnë vendin e punës.

Në lidhje me temat që trajtohen, aktorët thanë se janë në një linjë me aktualitetin.

Rei

Mendoj kjo e shtetit bektashi është një hi syve për të fshehur diçka tjetër. Nuk besoj se do ta trajtojmë gjatë, sepse duket si strategji për të mbuluar shumë probleme te tjera.

Gjëra që me 33 vite demokraci duhej të ishin bërë shumë kohë më përpara tani trumbetohen si arritje të mëdha.

Më së shumti përqendrohemi te vjedhja. Gjithçka lidhet me vjedhjen.

Albani

Le të flasim për pensionin. Është ngritur konsiderueshëm, 4%. Duke parë sa janë rritur çmimet, nuk mund ta quash rritje.

Me këto rroga, sa nga rroga ime do ti kalojnë bankës që unë të ble një shtëpi me 3 mijë euro metri katror.

Ne kemi tre personazhe që kërkojnë pyllin orbital të Erion Veliajt. Ka pasur ndonjë parodi që na është bllokuar në rrjetet sociale. Të jetë rastësi vallë?

Grupi ynë ka treguar se funksionon.

Marengleni

Personazhet i kemi edhe nga pozita, edhe nga opozita. Dashur pa dashur kuzhinierë të kësaj çorbe janë të gjitha palët. Në këtë aspekt, politika është aq bashkëfajtore, por edhe ne si qytetarë kemi fajin tonë.

Aty në komente na shkruajnë shpesh bravo, por kur shkojnë te kutia e votimit nuk e di si ndodh që mbetemi në të njëjtën situatë.

Një pjesë e madhe e materialeve të “Vështrim kritik” janë dublime satirike, subjekti i të cilave janë politikanët. Sipas aktorëve, ka një tkurrje të programeve të humorit në televizionet shqiptare, sepse politika ka fituar më shumë terren.

Rei

Programet humoristike sikur janë shuar. Ato që janë kanë një vijë të kuqe që nuk duhet ta kalojnë. Kryeministri dhe kryetari i bashkisë kanë qenë personazhe në filma. Role episodike, por kanë qenë.

Albani

Mesa duket politika ka zënë vendin e humorit. Televizioneve edhe u intereson se ka benefite. Kemi parë si po mbyllen spektaklet e humorit.

Marengleni

Politika ka hyrë edhe në humor. Edhe në shfaqjet teatrale ka hyrë politikat. Projektet i marrin të njëjtët njerëz. Dalin disa aktorë dhe mbjellin ca pemë, dhe pak kohë më pas i sheh që bëjnë koncerte. Ndërkohë, aktorët e tjerë vegjetojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy