Temperatura deri në 35 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 35 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Këtë të diel Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante, përjashtuar zonat malore ku vranësirat dhe shirat do të mbeten prezente, herë pas here në formë shtërngatash.

Sipas Meteoalb, kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes, kur pritet përmirësim i dukshëm i kushteve amtosferike duke rikthyer sërish motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por rritje në mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Gadishullli Iberik do të përfshihet nga vranësira dhe shira në formë shtërngatash, herë pas here shoqëruar me stuhi të frota ere. Po ashtu, pjesërisht qendra e kontienetit dhe Ballkani do të vijojnë me vranësira konvektive, rrebeshe shiu si edhe breshër.

Ndërkohë, ishujt britanik, Europa Lindore si edhe Juglindja e kontinentit mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy