“Personat me aftësi të kufizuara të diskriminuar”, Shqalshi: Problem mungesa e minimumit jetik, nuk na ftojnë në tryezat ku bëhen ligjet (VIDEO)

“Personat me aftësi të kufizuara të diskriminuar”, Shqalshi: Problem mungesa e minimumit jetik, nuk na ftojnë në tryezat ku bëhen ligjet (VIDEO)

Gjovalin Shqalshi, kryetari i Partisë së Personave me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se ky target grup është ende i diskriminuar në vendin tonë, si nga ana shëndetësore, ashtu edhe morale e financiare.

Shqalshi vuri në dukje se një nga problematikat kryesore është mungesa e minimumit jetik. Ai thotë se personat me aftësi të kufizuara janë në varfëri të tejskajshme, pasi në ditë u mbeten për të shpenzuar vetëm 3 mijë lekë të vjetra në ditë.

Shqalshi shprehet se personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri nuk janë pjesë e tryezave politike të diskutimit kur bëhen ligje, ndërsa shton se në qytet mungojnë rampat. 

Sot dihet që është dita botërore e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri, që i ka gjetur personat me aftësi të kufizuar më të diskriminuar, më të persekutuar, si nga ana shëndetësore, si nga ana financiare, si nga ana morale dhe politike. Problematika kryesore është minimumi jetik. Po marrim invalidët social dhe invalidët e punës. Invalidët socialë marrin 90 mijë lekë të vjetra në muaj, me 90 mijë lekë ca të bëjnë, atë paguajnë dritat, a të marrin ilaçet. Në fund të ditës ata mbeten me një shishe dhallë dhe një bukë gruri, për mendimin tim janë në varfëri të tejskajshme.

Një invalid pune mesatarisht merr 180 mijë lekë. 30 mijë lekë minimalja i paguan drita, 50 mijë lekë i shkojnë ilaçe, 10 mijë lekë për ujësjellësin. Shihe sa i ngelen, 3 mijë lekë në ditë, imagjino çfarë standardi jetese kanë këto persona. A mund të blesh perime, ushqime, i heqim mishin, stadiumin, teatrin. Imagjino me 3 mijë lekë çfarë mund të bëjë në ditë?! Bëhen ligje pa përfaqësimin tonë. I bëjnë me njëri-tjetrin ministrat, nuk na ftojnë të jemi në tryezë me ta.  

Problemi kryesor, që lë për të dëshiruar, është sepse ne nuk na ftojnë në tryeza në momentin që hartohen ligjet. Flasin njerëz që s’kanë asnjë lloj lidhje me ne. Qeveria ka ndarë 400 milionë euro, ku futen të gjitha shtresat vunerabël, llogarite sa na takon ne! Ka shumë vite që është miratuar ligji për punësimin e invalidëve të punës, dhe invalidët në tërësi. Ligji ekzistues është që të kesh 20-25 për qind në institucione, edhe private, asnjë deri tani. Janë punësuar rreth 2 për qind. Qeveria duhet të ulet dhe të bëjë llogaritë e veta. Do jetë shumë mirë edhe për shtetin, se nëse një invalid do jetë fëmijën të punësuar, nëse do jetë një invalid i punësuar, ul varfërinë, dhe çon në një aspekt më të mirë edhe në aspektin ekonomik. Shteti e ka larguar vëmendjen nga ne. Jemi përfundimisht të harruar nga institucionet shtetërore. Çfarë i kushton kryetarit të bashkisë të bëjë një program, me 10 karroca dhe 10 rampa nëpër qytet. Vetëm Shkodra që i ka bërë rrugët e qendrës me rampa.

Sepse qytet në Shqipëri, s’ka që t’i ketë rrugët dytësore me rampa. Kam qenë edhe në Itali, edhe në Bruksel, aty kanë kushte të jashtëzakonshme, që të kënaqet zemra të shohësh një invalid. Ka rampën rruga, që hyp vet invalidi në autobus. Çfarë i prish sistemit që një invalid të jetë i pranishëm në Kuvend, apo në Këshillin Bashkiak. I bëj thirrje ambasadës së BE që të ngrejë një grup auditi, që të verifikojë jetën e personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri, vuajtjet dhe hallet e tyre”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy