Ministri i Jashtëm Israel Katz i ka dërguar një letër homologut të tij francez Stephane Sejourne duke e paralajmëruar atë për një komplot të mbështetur nga Irani për të sulmuar delegacionin izraelit në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

“Ka njerëz që përpiqen të minojnë natyrën festive të kësaj ngjarjeje të gëzueshme”, shkruan Katz.
Aktualisht kemi vlerësime të kërcënimit të mundshëm të paraqitur nga grupet pranë Iranit dhe organizatave të tjera terroriste që synojnë të kryejnë sulme kundër anëtarëve të delegacionit dhe turistëve izraelitë gjatë Olimpiadës.



