Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës.
Me urdhër të SPAK, hetuesit e BKH-së ndodhen prej orësh në godinën e bashkisë së kryeqytetit, ku po kryejnë kontrolle dhe po sekuestrojnë dokumentacion.
Me vendim të gjykatës, në kuadër të hetimit të dy prokurorëve, Ols Dado dhe Altin Dumani, BKH ka sekuestruar materiale në zyrën e Financës dhe të Protokollit në Bashkinë e Tiranës.
Bëhet fjalë për një fraksion të dosjes "Veliaj", që lidhet me shpenzimet dhe aktivitetet e sponsorizuara ndër vite.



